Rritet në 33 numri i të infektuarve — 10 vetëm në 24 orët e fundit

Nga Exit News
Rritet në 33 numri i të infektuarve — 10 vetëm në 24 orët e fundit

10 raste të reja me koronavirus janë zbuluar sot në Shqipëri, duke e çuar në 33 numrin total të të infektuarve.

Lajmin e dhanë sot Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dhe drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino.

Një prej rasteve të zbuluara sot është një mjek në spitalin e Durrësit, i cili i ka shërbyer të moshuarës 73-vjeçare që humbi jetën dy ditë më parë.

Personat e infektuar gjenden në:

– Tiranë 19 raste;
– Durrës 5 raste, përfshi gruan që ndërroi jetë;
– Lushnje 1 rast;
– Elbasan 2 raste;
– Fier 4 raste;
– Rrogozhinë 2 raste.

8 prej të infektuarve janë të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë—nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina. 25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.

Deri tani të gjithë personat e infektuar kanë pasur histori udhëtimi me Italinë, ose kanë pasur kontakt direkt me këto persona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>