Italia raportoi në 24 orët e fundit 2,844 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë i infektimeve ditore që nga prilli, kur vendi ishte akoma në izolim.
Qeveria italiane njoftoi, të shtunën, masa të reja shtrënguese për të ndaluar shpërthimin e një infektimi të ri gjatë muajit tetor. Masat e reja përfshijnë detyrimin e mbajtes së maskave në çdo ambjent publik, në çdo kohë.
Ministri i Brendshëm Luciana Lamorgese tha se qeveria po konsideron gjithashtu përdorimin e ushtrisë për të ndihmuar në zbatimin e masave të reja. Ai tha se pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, qeveria nuk ka plan për një bllokim të ri të vendit.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 27 persona, duke e çuar numrin në 35,968 viktima që prej fillimit të pandemisë. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend ka arritur në 322,751.