Rritet ritmi i vdekjeve në Francë: 186 viktima në 24 orët e fundit

Nga Exit News
Rritet ritmi i vdekjeve në Francë: 186 viktima në 24 orët e fundit

Franca raportoi të hënën 186 vdekje të tjera nga koronavirusi, 74 më shumë se një ditë më parë, duke e çuar numrin total të viktimave në 860.

Autoritetet shëndetësore franceze njoftuan të hënën se gjatë 24 orëve të fundit pati një rritje me 20 për  qind  të numrit të infektuarve që arriti ne 19 856 persona, 8 675 prej së cilëve janë shtruar në spital dhe 2 082 të tjerë janë në terapi intensive.

Franca u vu në gjendje shtetrrethim më 17 mars. Rreth 100 mijë policë janë angazhuar për të patrulluar në gjithë vendin, ndërsa autoritetet druajnë përshkallëzimin e epidemisë si në Itali.

Duket se edhe në Francë po përsëritet e njejta vazhdë  si në Spanjë, duke riprodhuar dinamikën e parë fillimisht në Itali.

Lajme te ngjashme