
Në Italia janë shënuar 10 872 raste në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin prej fillimit të pandemisë në 1 964 054.
Numri i viktimave u rrit me 415 gjatë një dite, ndërsa gjithësej janë regjistruar 69 214.
Aktualisht Italia ka 613 582 persona pozitivë me COVID-19, pas një reduktimi prej 9 178 rastesh në 24 orët e fundit.
Autoritetet raportuan të hënën për 19 632 të shëruar, që e çon totalin prej fillimit në 1 281 258.
Numri i tamponëve gjatë ditës së fundit ishte 87 889, rreth 50 mijë më pak se një ditë më parë
Raporti midis testimeve të kryera dhe rasteve pozitive të identifikuara është 12.3%, më i lartë se 11% që ishte të dielën.
Janë 2 731 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për Covid në Itali, 12 më pak se dje .