Rrugët e qyteteve, fronti i ri i luftës kundër koronavirusit

Rrugët e qyteteve, fronti i ri i luftës kundër koronavirusit

Fillimisht, në mars, fronti parë i luftës kundër koronavirusit në Europë ishin spitalet, mjekët dhe gjithë personeli mjekësor.

Tani teksa vendet evropiane kërkojnë të shmangin valën e dytë të frikshme, ‘lufta’ është zhvendosur në rrugë dhe po drejtohet nga forcat e policisë.

Prej disa javësh, vende europiane si Franca, Spanja, Italia e Gjermania po ndeshen me rritje të numrit të të infektuarve të rinj me Covid-19.

Vende si Greqia dhe Kroacia, relativisht ‘të kursyera’ nga vala e pare e pandemisë, tani po ndeshen me rritje të të infektuarve, edhe për shkak se turistët, duke përfituar nga rihapja e kufijve të brendshëm të Evropës në qershor, janë drejtuar në plazh për pushimet e tyre verore.

Klubet e natës janë mbyllur në Spanjë, Itali dhe në Greqi, kufizime të orareve të lëvizjes janë vendosur në këto shtete dhe maskat e fytyrës po bëhen të detyrueshme gjithnjë e më tepër dhe në vendet publike e të hapura.

Ndaj lufta kundër Covid-19 është bërë, në këto dy javët e fundit në Evropë, një çështje e rendit dhe ligjit.

Në shumë vende, mbajtja e maskave mbrojtëse është bërë e detyrueshme dhe në ambientet e hapura. Kështu, në Marsejë e Paris në Francë, policë të shumtë qarkullojnë çdo rrugëve për tu siguruar që qytetarët po i mbajnë maskat.

Zyrtarët francezë shpjegojnë se qëllimi kryesor i patrullave të policisë është më shumë që të ndërgjegjësojnë njerëzit për mbajtjen e maskave, se sa për vendojen e gjobave prej 135 euro, siç e parashikon ligji.

“Nuk është e mjaftueshme thjesht të krijojmë ligje të reja, ato gjithashtu duhet të respektohen,” vuri në dukje Jean Castex, kryeministri francez.

Pavarësisht tentativës së institucioneve për të ndërgjegjësuar, aktualisht, dy javë pasi maskat u bënë të detyrueshme dhe në ambientet e jashtme në Francë, 700 gjoba po vihen çdo ditë ndaj qytetarëve të pabindur.

Një situatë e ngjashme paraqitet dhe në Spanjë. Me rritjen e numrit të të infektuarve ditorë dhe me shtimin e turistëve nga e gjithë bota, Spanja bëri të detyrueshme në shumë rajone problematike mbajtjen e maskave dhe në ambiente të hapura, veçanërisht në ato të mbipopulluara.

spanje
Polici në Spanjë duke këshilluar qytetaren për vendosjen e maskës

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>