Ruçi uron SHBA-në për 30 vjetorin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Nga Exit News
Ruçi uron SHBA-në për 30 vjetorin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i uroi të hënën 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, kryetares së Dhomës së Përfaqësuese në SHBA Nancy Pelos.

Përmes një letre Ruçi shprehur mirënjohjen për mbështetjen e SHBA në demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të Shqipërisë”.

“Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, demokracinë më të madhe dhe më të fuqishme të të gjitha kohërave, është për Shqipërinë një arritje dhe një stimul i fuqishëm drejt zhvillimit, mirëqenies, demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të  njeriut, si edhe rritjes së kontributit për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë”, thuhet në letër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>