Rumania ka udhëzuar përdorimin e vaksinës së AstraZenecas vetëm në grupmoshat deri në 55 vjeç.
Me këtë vendim, Rumania i bashkohet vendeve si Gjermania, Franca, Suedia e Polonia, të cilat kanë kufizuar përdorimin e kësaj vaksine.
Sipas studimeve të shumta, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të gjykuar se sa efikase është vaksina për grupmoshat e mëdhaja.
Rumania mori të shtunën dërgesën e parë me vaksina nga AstraZeneca, rreth 81 mijë doza.
Kryeministri rumun Florin Citu njoftoi se përdorimi i tyre do të nisë në 10 shkurt.
Rumania, një vend me 19 milion banorë, ka vendosur një qëllim ambicioz për të vaksinuar rreth 10 milion njerëzve deri në shtator.
Që nga fillimi i vaksinimit në dhjetor, në vend mbi 450 mijë persona kanë marrë të paktën një dozë vaksinë.