Rusi, Alexei Navalny dënohet me 3.5 vjet burg

Nga Exit News
Rusi, Alexei Navalny dënohet me 3.5 vjet burg

Lideri i opozitës në Rusi Alexei Navalny u dënua të martën me 3 vite e 5 muaj burg. Ai u dënua pasi shkeli urdhrin e gjykatës për lirim me kusht.

Dhjetëra mbështetës të tij u arrestuan para gjykatës së Moskës të martën.

Gjykata në Moskë vendoi të martën që Navalny duhet të përballet me burg pas një seance të tensionuar.

Prokurorët pretendojnë se ai ka shkelur vendimin e gjykatës, por Navanly dhe kritikë të tjerë të qeverisë e shohin atë si një përpjekje për të heshtur kundërshtarin e Kremlinit.

Navanly u arrestua në 2014 me një akuzë për pastrim parash, të cilën ai e mohon dhe e cilëson si sulm politik.

Gjatë seancës, Navalny tha se gjyqi i tij kishte për qëllim t’i bënte njerëzit të kishin frikë.

“Kështu funksionon, ata burgosin një njeri, si një mjet për të frikësuar miliona njerëz,” tha Navalny.

Helmimi i Navanlyt

Lideri i opozitës etiketoi Putinin si “Vladimir, helmuesi” gjatë seancës.

Sipas hulumtimit të Navalny për helmimin e tij, agjencia e inteligjencës ruse është përpjekur ta vrasë atë duke e helmuar me Novichok, një lloj helmi.

Nanavnly tha se ata ia kishin vendosur helmin tek të brendshmet.

Alexei Navalny u sëmur pasi hipi në një fluturim në Siberi, më pas u shtrua në spital dhe përfundimisht u dërgua në Gjermani për mjekim.

Pas kthimit nga Gjermania ai u arrestua menjëherë sapo hyri në Rusi.

Kremlini ka mohuar pretendimet e helmimit nga Navalny.

Kritiku i qeverisë inkurajoi rusët që t’i rezistojnë qeverisë së Putinit, duke thënë se Kremlini ka vjedhur aspiratat e popullit rus.

“Paligjshmëria dhe arbitrariteti janë nganjëherë thelbi i një sistemi politik. Megjithatë, është akoma më e tmerrshme kur paligjshmëria dhe arbitrariteti vishen me uniformën e prokurorit dhe mantelin e gjyqtarit. Është  detyra e çdo qenieje njerëzore të mos i nënshtrohet këtyre njerëzve”, tha  Navalny.

Protestat dhe të arrestuarit

Policia arrestoi më shumë se 5,300 njerëz, të cilët protestuan për lirimin e Nalvanlyt.

Pas arrestimit të Navanlyt u mbajtën protesta në disa vende të Rusisë për të kërkuar lirimin e tij.

Gjatë protestave u ushtrua dhunë ndaj qyetarëve dhe ndaj gazetarëve.

Sekretari i Shtetit i  SHBA Antony Blinken dënoi shpërndarjen me dhunë të protestuesve.

Kremlini tha se Moska do të injorojë komentet e Blinken dhe i cilësoi protestat si të jashtëligjshme.

 SHBA-Rusi dhe protesat

Aleati i Navalny, Vladimir Ashurkov i dërgoi një letër Biden të shtunën, duke i kërkuar të vendos sanksione ndaj biznesmenëve dhe zyrtarëve të identifikuar si aleatë të ngushtë të Putinit.

Kremlini u kundërpërgjigj të hënën, duke thënë se lëvizja tregoi që “Fondacioni Antikorrupsion” i Navalny po vepronte si një “agjent i huaj”.

Ky përcaktim i është dhënë zyrtarisht fondacionit të Navanlyt në 2019, sipas një ligji që punonjësit e shoqërisë civile në Rusi thonë se shpesh përdoret për të sulmuar kritikët .

Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha se një numër i madh “huliganësh dhe provokatorësh” kishin qenë të pranishëm në tubimet mbarëkombëtare të së dielës dhe i akuzoi ata për veprime agresive ndaj policisë.

Pavel Chikov, një avokat dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, tha se policia kishte hapur 40 çështje penale në 18 rajone të ndryshme në lidhje me protestat.

Monitoruesi i protestës tha se të paktën 82 gazetarë u arrestuan në tubimin e së dielës.

Aleatët e Navalny i kanë bërë thirrje mbështetësve që të mblidhen jashtë gjykatës së Moskës të martën gjatë seancës së tij.

 

8 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme