Rusia godet von der Leyen mbi vaksinën Sputnik

Nga Exit News
Rusia godet von der Leyen mbi vaksinën Sputnik

Rusia të enjten u përplas me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për vërejtjet publike që ngritën dyshime rreth vaksinës së koronavirusit Sputnik V.

Në një deklaratë, ambasada ruse në Bruksel tha se komentet e von der Leyen ishin ” një përpjekje për të politizuar çështjen në një mënyrë të pabazuar”

Të mërkurën shefja e Komisionit bëri vërejtje publike në lidhje me vaksinën ruse, të cilën disa vende të BE kanë thënë se po shqyrtojnë për autorizim.

Rusia duhet të shpjegojë pse po ofron të shesë miliona doza të vaksinës së saj në vende të tjera ndërsa mbetet prapa me vaksinimin e qytetarëve të saj, tha ajo.

Komentet e saj vijnë pasi shumë vende në Europën Qendrore dhe Lindore po marrin vaksinën Sputnik.

Edhe pse ende nuk ka marrë miratimin rregullator të BE dhe pyetjet po rriten në lidhje me transparencën e të dhënave të provave klinike, Sputnik është shitur në këto vende.

Von der Leyen vuri në dukje se Rusia do të duhet të lejojë inspektime në vendet e saj të prodhimit dhe të paraqesë të gjitha të dhënat e tyre për shqyrtim si pjesë e procesit të miratimit rregullator.

Përhapja e Sputnik përkon me problemet e vazhdueshme të Komisionit Evropian me shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave. Këto probleme kanë ngritur pikëpyetje nëse BE-ja duhet të shikojë vaksinat nga Rusia ose Kina.

Vendet e BE mund të autorizojnë përdorimin e një vaksine pa miratimin zyrtar të marketingut me kusht nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), gjë që Hungaria ka bërë tashmë.

Brenda BE-së, Kroacia dhe Sllovakia kanë shprehur gjithashtu interes në miratimin e vaksinës me dy doza të Rusisë. Disa anëtarë të Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje që von der Leyen t’i përgjigjet këtyre marrëveshjeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>