Rusia i ofron Shqipërisë vaksinën e saj kundër COVID-19

Nga Exit News
Rusia i ofron Shqipërisë vaksinën e saj kundër COVID-19

Rusia i ka ofruar qeverisë shqiptare mundësinë për të blerë vaksinën e saj kundër COVID-19.

Ambasada ruse në Tiranë i është drejtuar shefit të zyrës së komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, duke shprehur gatishmërinë e Rusisë për të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri.

I nderuar z. Endri Fuga, ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera.”

Reagimi i ambasadës ruse vjen pasi Endri Fuga shkroi se Ballkani Perëndimor është lënë vetëm në pëpjekjet për sigurimin e vaksinës.

Drejtori i komunikimit të kryeministrit reagoi në “Twitter” pasi BE njoftoi se të dielën nisi shpërndarja e vaksinës në vendet anëtare të BE.

Ndërkohë sot Komisioni Europian alokoi një fond prej 70 milionë eurosh për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, Shqipëria është bërë pjesë e insturmentit COVAX përmes të cilit synon vaksinimin e 20% të popullsisë.

Kryeministri Rama udhëtoi në SHBA për tu takuar me përfaqësuesit e kompanive të vaksinave.

E paqartë mbetet edhe nëse këto takime dhanë ndonjë rezultat konkret, përvec “hapjes se kanalit te komunikimit” me Pfitzer-in. Rama nuk tregoi nëse siguroi vaksina prej tyre, sa vaksina, me cilin çmim dhe me cilin afat dorëzimi.

Rama ka deklaruar se vaksina në Shqipëri do të mbërrijë në muajt e parë të 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>