Rusia kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Nord Stream 2

Nga Exit News
Rusia kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Nord Stream 2

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi të mërkurën se marrëdhëniet me SHBA-n mund të përmirësohen nëse kjo e fundit heq sanksionet ndaj tubacionit të gazit NordStream.

Duke folur për platformën amerikane Axios, ai i konsideroi zërat se adminsitarta Biden po përgatitej për heqjen e sanksioneve një “sinjal pozitiv”.

Qëndrimi u konfirmua nga Zv. minsitri i Jashtëm Rus, Sergei Ryabkov i cili tha se heqja e sanksioneve do të ndihmonte në normalizimin e raporteve midis Moskës dhe Uashingtonit.

Nëse rrjedhjet e medias rezultojnë të vërteta, një dritë e normalitetit në politikën amerikane. Atëherë ndoshta do të ketë një shans për një tranzicion gradual drejt normalizimit të lidhjeve tona dypalëshe,” u shpreh Ryabkov.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-ve morën krisje pas një raporti të inteligjencës amerikanë në mars, i cili implikonte përfshirjen direkte të presidentit rus Vladimir Putin, në zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë.

Më pas, situata u tensionua kur presidenti amerikan Biden e quajti homologun rus “një vrasës”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>