Rusia ndalon tjetër fluturim evropian që shmang Bjellorusinë

Rusia ndalon tjetër fluturim evropian që shmang Bjellorusinë

Pas Austrian Airlines, Rusia ka refuzuar të miratojë devijimin e fluturimit të Air France, në mënyrë që ai të shmangte Bjellorusinë, sipas Reuters.

Devijimi i fluturimeve duhet të aprovohet nga vendi pritës gjithmonë.

Një vendim i tillë ka sjell anullimin e 4 fluturimeve nga Franca dhe detyroi Austrian Airlines një ditë më parë të anullojë fluturimin e parashikuar Vienë- Moskë.

Vendimi erdhi pasi vendet e Bllokut vendosën që kompanitë evropiane do të shmangnin hapsirën ajrore bjelloruse, në tentativë për ta privuar nga tarifat e majme të fluturimit që shkojnë deri në 70 mijë € në ditë.

Sanksionet u vendosën pasi presidenti bjellorus Llukashenko urdhëroi devijimin e një avioni Ryanair në Minsk, me qëllim arrestimin e gazetarit disident në bord, Roman Pratasevich.

Ndërkohë, siç e kemi shpjeguar, BE ende nuk ka vendosur nëse do të ndërpresë fluturimet e kompanisë Belavia në hapsirën e saj.

Blloku thirri të hënën ambsadorin bjellorus për shpjegime, ku dënoi përpjekjet për të heshtur të gjithë zërat opozitar në vend dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të disidentit Pratasevich.

Në të njëjtën ditë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se BE-ja do të ngrinte një investim të rëndësishëm prej tre miliardë € me Bjellorusinë. Po ashtu janë planifikuar sanksione të reja që do të godasin sektorët kryesor të ekonomisë.

Rusia njihet si një aleat i fortë i Bjellorusisë dhe kjo duket të jetë reagimi ndaj sanksioneve të bllokut evropian, megjithse ende nuk ka një qëndrim publik mbi çështjen.

Në fakt, kompania gjerman Lufthansa dhe linja ajrore polake Lot janë lejuar të fluiturojnë pavarësisht, shmangies së Bjellorusisë.

Presidenti Putin pritet tw diskutojw situatwn me homologun bjellorus, Llukashenko nw njw takim sw afwrmi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>