Rusia paralajmëron Twitter se do e bllokojë nëse nuk fshin përmbajtjet e ndaluara

Nga Exit News
Rusia paralajmëron Twitter se do e bllokojë nëse nuk fshin përmbajtjet e ndaluara

Rusia ka paralajmëruar se do të bllokojë Twitter nëse nuk do të fshijë “përmbajtjet e ndaluara”.

Javën e kaluar Moska tha se kishte ngadalësuar shpejtësinë e Twitter brenda Rusisë.

Kjo si masë paraprake nëse kompania nuk do të pranojë të fshijë përmbajtjet që i kërkon Rusia.

Twitter tha në atë kohë se ishte i shqetësuar për ndikim që mund të ketë ky veprim në fjalën e lirë. Po ashtu kompania hodhi poshtë pretendimet e Rusisë se “është përdorur për të promovuar sjellje të paligjshme”.

Vadim Subbotin, nënkryetari i Roskomnadzor, vëzhguesi i komunikimit ka thënë të martën se “Twitter nuk kishte adresuar ende shqetësimet e Rusisë dhe do të bllokohej në Rusi brenda një muaji”.

“Twitter nuk po reagon ndaj kërkesave tona siç duhet. Nëse situata vazhdon, ajo do të bllokohet brenda një muaji pa një urdhër gjykate, “citoi agjencia e lajmeve Interfax të thoshte Subbotin.

Twitter nuk ka pranuar të jap një koment, raporton Retuers.

Ministria e Jashtme e Rusisë të Shtunën akuzoi Shtetet e Bashkuara për përdorimin e mundësive të IT për t’u përfshirë në konkurrencë të padrejtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>