Sali Berisha bën thirrje për rrëzimin e Ramës si në Bolivi

Sali Berisha bën thirrje për rrëzimin e Ramës si në Bolivi

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Sali Berisha e këshilloi opozitën të përballet me Kryeministrin Rama njësoj sikurse “bolivianët ia bënë Moralesit, dhe armenët ia bënë Sarkesianit”:

“Absolutisht me votë jo, sepse nuk voton kurrë. Ai largohet me revolucion, nuk ka forcë në botë që mund t’i rezistojë. Revolucioni sot është më i mundur se kurrë. Sa më monist bëhet Edi Rama, aq më i mundshëm është revolucioni dhe fitorja e tij”.

Evo Morales ishte udhëheqësi më i rëndësishmë i Bolivisë për gati gjysëm shekulli. Ai u largua nga posti i kryeministrit në nentor 2019  pas 20 ditëve protesta për vjedhje votash. Morales u largua nga vendi dhe kërkoi azil në Meksikë. Ndërsa lideri armen Sarkisian, drejtoi Armeninë për 10 vjet. Ai u dorëhoq pas protestave paqësore të nisura nga opozita në prill 2018.

Gjithashtu, Berisha tha se e mbështet tavolinën shumicë – opozitë për hartimin e reformës zgjedhore. Ai tha se:

“Unë personalisht e kam mbështetur dhe e mbështes çdo hap dhe përpjekje që bëhet në drejtim të një procesi zgjedhor të ndershëm”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>