Sali Berisha, për protestat dje dhe sot – Pa koment

Sali Berisha, për protestat dje dhe sot – Pa koment

Sali Berisha, 21 janar 2011:

“[Edi Rama] mendoi se mund të përmbyste pushtetin me dhunë, këto protestues dhe midis tyre dhe 200-300 persona të paguar të dhe të nxjerrë nga bota e krimit, me të cilët mendoi se do përmbyste me dhunë qeverinë, përgatiti një fjalim dhe mori një megafon me vete, duke besuar se do mund të përshëndeste kryengritësit e tij, ata sulmuan në mënyrë agresive ndërtesën e Këshillit të Ministrave.

Ai mendoi se unë do largohesha nga zyra, por unë jam njeri i detyrës dhe nuk kisha motiv të largohesha pasi ajo ishte ditë e zakonshme për mua dhe nuk kisha ndërmend të largohesha nga zyra. Pati 4 viktima, ishte përpjekje për të përmbysur një qeveri të zgjedhur me zgjedhjet e lira.”

Sali Berisha, 7 Dhjetor 2015:

“Revolucioni demokratik po marshon drejt Tiranës!

Dhe pak orë na ndajnë nga ora e shumëpritur. Banditëve në pushtet po iu dridhet shpirti i tyre i zi dhe leqet e këmbëve! Asgjë nuk shpëton regjimin e bandave nga zemërimi mbarë popullor.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>