Sali Berisha, politikani me karrierën më të gjatë në histori

Sali Berisha, politikani me karrierën më të gjatë në histori

Sali Berisha nuk do të tërhiqet nga politika. Ai ka deklaruar në Ora News se do të rikandidojë për zgjedhjet e 2017,  madje edhe dhjetë vite më pas. “Edhe pas vitit 2027 do jem në politikë. Jam deputet që punoj fort dhe e meritoj”, tha Berisha.

Sali Berisha ka lindur në vitin 1944 dhe në fund të këtij mandati parlamentar mbush 73 vjeç.  Nëse do të vazhdojë të jetë në politikë siç premtoi, Berisha do të jetë 83 vjeç dhe bëhet politikani më i moshuar aktiv në politikë, në historinë e Shqipërisë.

Enver Hoxha vdiq në vitin 1985, në moshën 76 vjeç, ishte në detyrë sekretar i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Pasardhësi i Hoxhës, Ramiz Alia u largua nga politika në moshën 67 vjeçare, pasi dha dorëheqjen si president i vendit, pas fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit. Sabri Godo, kryetari i Partisë Republikane për shtatë vjet, u larguar nga politika në moshën 72 vjeçare, pas mbylljes së mandatit të deputetit në vitin 2001.

Veç moshës, Berisha është politikani me karrierën më të gjatë në politikë. Ai lë pas Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Gramoz Ruçin personat me karrierën më të gjatë në politikë në historinë e vendit.

Sali Berisha ka nisur karrierën politike më antarësimin në PPSH në vitin 1968. Në fund të këtij mandati parlamentar si deputet, Berisha mbush 49 vite aktivizim në politikë. Por nëse rikandidon për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, arrin 53 vite aktiv në politikë 1968-2021.

Enver Hoxha qëndroi në politikë 44 vjet në krye të PPSH-së në periudhën 1941-1985. Ramiz Alia qëndroi aktiv në politikë 48 vjet në periudhën 1944-1992.

Gramoz Ruçi mbush 32 vjet aktiv në politikë në vitin 2017. Është antarësuar në PPSH në vitin 1985. Ishte sekretar i parë i PPSH-së për Tepelenën. Aktualisht është kryetar i grupit parlamentar të PS njëherësh kryetar i Asamblesë kombëtare të kësaj partie.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>