
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA kanë shpallur ‘non grata’, ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha. Vendimin e njoftoi sekretari i shtetit Anthony Blinken, të mërkurën.
“Veprimet korruptive të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkroi Blinken në Twitter.