Samiti i Sofjes, BE përsërit të njëjtin refren: Plotësoni kushtet, pastaj anëtarësohuni

Samiti i Sofjes, BE përsërit të njëjtin refren: Plotësoni kushtet, pastaj anëtarësohuni

Në Samitin e Ballkanit në Sofje, Bashkimi Evropian theksoi për të disatën herë qëndrimin ndaj vendeve të BP-së: plotësoni kushtet, vazhdoni reformat, pastaj mund të flitet për anëtarësim.

Ashtu siç Exit.al shkroi përpara samitit, në këtë takim të liderëve evropianë dhe ballkanikë nuk do të flitet konkretisht për hapje të negociatave me BE-në për Shqipërinë e Maqedoninë, apo për anëtarësim për Serbinë e Malin e Zi, por vetëm për një prespektivë të përbashkët evropiane.

Në samit, BE konfirmoi mbështetjen e saj për prespektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por kërkon më shumë përpjekje nga shtetet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Ky është një qëndrim i ngjashëm me atë të Komisionit Evropian në strategjinë e zgjerimit.

Disa nga pikat kryesore të deklaratës përfundimtare të samitit të Sofies janë:

 – BE mirëpret vendosmërine e vendeve të Ballkanit në zbatimit të ligjit, në vëçanti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mirëqeverisjes, si dhe në respektim e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve.

 – BE mbështet vendet e BP-së në angazhimin e tyre për një fqinjësi të mirë dhe stabilitet në rajon, si dhe rritje të bashkëpunim të përbashkët.

 – BE është e vendosur të forcojë dhe të rrisë angazhimin e saj në nivelin politik, ekonomik dhe ndryshim shoqëror në rajonin e Ballkanit, përfshirë edhe rritjen e ndihmës financiare për përparimin e prekshëm në zbatimin e ligjit dhe në reformat social-ekonomike në këto vende.

 – BE dhe Vendet e BP-së ndajnë sfida të rëndësishme lidhur me sigurinë, të cilat kërkojnë aksion të koordinuar dhe të përbashkët.

 – Lufta ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit, përfshirë financimin, radikalizmin dhe kthimin e luftëtarëve të huaj terroriste kërkon rritje të bashkëpunimi me BE dhe BP.

 – BE dhe BP shprehen se rezultatet në luftën ndaj korrupsioni dhe krimit të organizuar janë thelbësore për ndryshimin politik dhe socio ekonomik të rajonit, ashtu si dhe për stabilitetit dhe sigurinë e rajonit, të cilat janë në interes të qytetarëve të këtyre vendeve.

 – BE […] pret përparim të thellë të bashkëpunimit në këtë fushë, në veçanti […] në çështjet ku interesat e mëdha të përbashkëta janë në rrezik.

 – Disinformimi dhe aktivitete të tjera hibride do të luftohen sëbashku përmes një bashkëpunimi më të madh në sigurinë kibernetike dhe komunikimin strategjik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>