San Marino nis vaksinimin me Sputnik V pasi nuk mori dozat nga Italia

Nga Exit News
San Marino nis vaksinimin me Sputnik V pasi nuk mori dozat nga Italia

Qeveria e San Marinos do të nis po ashtu vaksinimin kundër COVID-19 me vaksinën ruse Sputnik V.

Vendi do të marrë vaksina nga Rusia pasi dërgesat nga Italia nuk arritën në kohë.

Moska këtë javë dërgoi 7 500 doza Sputnik V si pjesë e një përpjekjeje për të zgjeruar ndikimin e saj në Europë.

San Marino ka 35 000 banorëve dhe ndodhet brenda Italisë,  e cila ka vaksinuar të paktën me një dozë 4% të popullsisë së saj. Por San Marino deri të enjten nuk kishte marrë asnjë dozë, duke u bërë një nga vendet e fundit europiane që nisin fushatën e vaksinimit.

Qeveria kishte nënshkruar një marrëveshje me Romën për të marrë një pjesë të vaksinave të saj, një për çdo 1 700 që mbërrinin në Itali, përmes sistemit të prokurimit të Bashkimit Evropian.

“Ne jemi në vaksinime zero,” tha Sekretari i Shtetit për Shëndetin në San Marino Roberto Ciavatta të martën në një TV Italian. “Ne u përpoqëm të punojmë me vendet mike, ne kemi provuar çdo rrugë, por është jashtëzakonisht vonë, kështu që ne shkuam me atë që ka treg në dispozicion “.

Zëdhënësit e Ministrit Italian të Shëndetësisë Roberto Speranza, i cili nënshkroi marrëveshjen e furnizimit me vaksinë me San Marino, nuk iu përgjigj kërkesave për komente.

Vaksinimi i qytetarëve është një çështje urgjente për San Marino, i cili ka pësuar shkallën më të lartë të vdekjes në botë nga koronavirusi 216 për 100 000 banorë.

Sputnik V është tashmë në përdorim në më shumë se 30 vende. Ndërsa vaksina ruse nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave ose homologu i saj italian, Hungaria dhe Serbia i kanë dhënë asaj dritën jeshile dhe Kroacia dhe Sllovakia kanë treguar kohët e fundit interes.

Po ashtu edhe Maqedonia e Veriut i ka varur shpresat nga Rusia dhe Kina në mungesë të dozave nga BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>