Shefi i kompanisë Sanofi në Francë, Olivier Bogillot, tha të shtunën se vaksina e ardhshme COVID-19, e prodhuar prej kompanisë, do të kushtojë më pak se sa 10 euro, raporton Reuters.
“Çmimi nuk është vendosur plotësisht … Ne do të vlerësojmë kostot e prodhimit në muajt e ardhshëm … Ne do të dalim në treg për më pak se sa 10 euro,” tha Bogillot për radion France Inter.
Kompanitë farmeceutike dhe qeveritë në të gjithë botën po garojnë për të gjetur një vaksinë dhe trajtime për COVID-19.
I pyetur në lidhje me vaksinën e komapnisë konkurente AstraZeneca (AZN.L), e cila pritet të dalë në treg për 2.50 euro në Evropë, Bogillot tha:
“Diferenca në çmime ndodh sepse ne përdorim të gjitha burimet tona të brendshme, studiuesit tanë, qendrat tona kërkimore. Ndërsa, AstraZeneca e transferon një pjesë të prodhimit të saj, tek kompani të tjera”.
Në fillim të kësaj jave Sanofi dhe GlaxoSmithKline e Britanisë (GSK.L) njoftuan fillimin e provave klinike dhe synojnë të arrijnë në fazën përfundimtare të testimit, deri në Dhjetor.
Nëse rezultatet janë të efekshme, Sanofi dhe GSK shpresojnë të marrin miratimin për vaksinës në mes të vitit 2021.