Së shpejti nis testimi për Covid-19 dhe në QSUT

Nga Exit News
Së shpejti nis testimi për Covid-19 dhe në QSUT

Së shpejti testimet për koronavirusin do të mund të bëhen dhe në laboratorët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi të mërkurën se deri më tani fluksi i lartë të i analizave po përballohet nga vetë shteti te laboratori i ISHP-së, ndërsa po shtohen kapacitetet për të bërë analizën edhe në laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT.

Zonja Rakacolli deklaroi:

“Në këtë moment po vazhdojmë t’i përballojmë në shtet, po shtojmë kapacitetet edhe te QSUT-ja për të bërë analizën e PCR edhe në këtë laborator, për momentin jemi aty ku kemi qenë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>