Sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo përmes një deklarate publike i ka kërkuar qeverisë në Bjellorusi të pranojë ndërmjetësimin e ofruar nga Kryetari në detyrë i OSBE-së, Edi Rama për dialog me të gjitha palët për zgjidhjen e situatës.
Deklarata dënon zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi si jo në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe dënon dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.
“Dënojmë me forcë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe gazetarëve paqësorë, arrestimin e kandidatëve të opozitës, bllokimin e shërbimit të internetit në Bjellorusi dhe abuzimin e ushtruar ndaj të ndaluarve”, thuhet në dekalratën e Departamentit të Shtetit Amerikan.