86 mijë paund u sekuestruan nga policia kufitare e Durrësit, të premten, 18 qershor. Policia njoftoi të shtunën, se paratë u kapën në Portin e Durrësit, të fshehura në një furgon me mallra të ardhur nga Italia.
Policia arrestoi shoferin, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjatë kontrollit të kryer në furgon, në një televizor, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.