Senati Akademik vendos në paligjshmëri—Shpall të pavlefshëm vendimet e Rektorit

Nga Exit News
Senati Akademik vendos në paligjshmëri—Shpall të pavlefshëm vendimet e Rektorit

Senati i Universitetit të Tiranës e konsideroi të pavlefshëm vendimin  e rektorit Mynyr Koni për shkarkimin e anëtarëve të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve.

Vendimi i Senatit është i pabazuar në ligj dhe përtej kompetenacve të tij.

Më 6 maj, Universiteti i Tiranës shkarkoi nga detyra pesë pedagogët për shkelje të rregullores së zgjedhjeve për drejtuesit dhe Senatin Akadamik të UT-së.

Pedagogët ishin pjesë e Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) në Universitetin e Tiranës. Ata shpallën garën për postin e Rektorit dhe Anëtarit të Senatit Akademik, disa ditë pasi Kuvendi zgjati gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Siç Exit Neës ka shkruar më parë, ky vendim bie ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe Rregulloren për Zgjedhjet në Universitet, si dhe kufizon të drejtën e studentëve për të marrë pjesë në zgjedhje.

Statuti i UT, nuk ja jep të drejtën Senatit Akademik të shqyrtojë vlefshërinë e akteve të Rektorit. Neni 31 i Statutit përcakton se kompetencat kryesore të Senatit shtrihen në mbarëvajtjen e UT, fakulteteve por nuk shprehet në asnjë gërmë se ai mund të shqyrtojë e më pas të vlerësojë aktet e nxjerra nga Rektori.

Statuti i Universitetit të Tiranës ja njeh kompetencën rektorit të largojë nga puna pedagogët, për shkelje të rënda, të cilat përfshijnë shkeljen e ligjit apo akteve nënligjore.

Vlefshmëria ose jo e vendimit të rektorit mund të vendoset vetëm nga gjykata—përsa kohë vendimi nuk është ankimuar dhe gjykata nuk ka vendosur këta anëtarë nuk mund të mbeten pedagogë dhe, për rrjedhojë, as anëtarë të Komisionit.

Kështu Senati ka kapërcyer kompetencat e njohura nga ligji dhe statuti i UT.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>