Serbi, 7 viktima dhe 284 të infektuar me Covid-19 në 24 orë

Nga Exit News
Serbi, 7 viktima dhe 284 të infektuar me Covid-19 në 24 orë

Autoritetet serbe të shëndetësisë njoftuan të dielën për vdekjen e 7 pacientëve me Covid-19 dhe diagnostikimin e 284 të tjerëve duke e çuar totalin në 1 908 të infektuar dhe 51 viktima.

Mosha mesatare 7 viktimave të fundit ishte 64 vjeç.

Në Serbi rasti i parë me koronavirus u diagnostikua më 6 mars.

Rreth një muaj më vonë, autoritetet kanë testuar 7 360 qytetarë, prej të cilëve 1 908 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Epidemia po njeh përhapje të vazhdueshme, bilanci flet për 1082 persona të shtruar në spitale, 98 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë me frymëmarrje të drejtuar.

Nga të infektuarit, 54 janë shëruar dhe 51 kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>