
Serbia i ka dhuruar 20 miëj doza të vaksinës ruse Sputnik V Maqedonisë së Veriut, sipas Radio Evropa e Lirë. Lajmin e dha kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Në fillim të marsit Maqedonia e Veriut morri 8 mijë doza të vaksinës ruse nga Serbia.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se donacioni nga Serbia do të mundësojë vazhdimin e imunizimit, derisa të mbërrijnë vaksinat, të cilat qeveria i ka kontraktuar me prodhues të ndryshëm.
Maqedonia e Veriut ka marrë 24 mijë doza të AstraZeneca nga nisma Covax. Këto doza do të përdoren për vaksinimin e personave të moshës mbi 77 vjeç.