Serbia: Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe

Nga Exit News
Serbia: Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe

Në ditën e parë të vizitës në Beograd të Zëvendësndihmës sekretarit amerikan i Shtetit, Matthew Palmer dhe të dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk pati deklaratë të përbashkët për shtyp të palëve.

Në vend të kësaj, ishte qeveria serbe që njoftoi se cilat qenë temat e bisedës mes Palmer, Lajçak dhe kryeministres serbe, Anna Brnabiç.

Sipas Radio Evropa e Lirë, që citon deklaratën qeveritare, Brnabiç ka kërkuar që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, veçanërisht atë ldihur me krijimin e Asociacionit të komunave serbe.

Beogradi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij dhe ne presim ta shohim atë nga pala tjetër, në mënyrë që dialogu të ketë kuptim,” citohet Brnabiç.

Ajo ka shtuar se Serbia do të punojë për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur, një problem që është ngritur nga kryeminsitri kosovar Kurti në takime me partnerët.

Mesa duket, Asociacioni do të jetë ndër temat kyçe të dialogut mes dy vendeve, pasi kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiç janë përplasur në distancë në lidhje me çështjen.

Kurti e konsideroi një debat të mbyllur në momentin që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se marrëveshja nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ai e quajti atë një ngrehinë, që ka për qëllim të përcajë qytetarët.

Vuçiç nga ana e tij u shpreh se Kurti nuk kishte përse të shkonte në takimin e parashikuar mes tyre në mes të qershorit, nëse nuk do të prekej tema e Asociacionit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>