Serbia lehtëson disa masa para Vitit të Ri

Nga Exit News
Serbia lehtëson disa masa para Vitit të Ri

Autoritetet serbe vendosën, të premten, të lehtësojnë disa masa kundër Covid-19 para festës së Vitit të Ri.

Ndërkohë që vende të tjera në Europë kanë shtuar masat kufizuese për Vitin e Ri, Serbia po vepron ndryshe. Italia ka shtuar masat, po ashtu edhe Shqipëria shtoi oraret kufizuese.

“Stafi i Krizave ka pranuar propozimin e qytetit të Beogradit dhe Odës Ekonomike Serbe që orët e punës të hotelerisë dhe objekteve me pakicë gjatë fundjavës së ardhshme të jenë deri në orën 8:00 pasdite”, njoftoi nënkryetari i Bashkisë së Beogradit, Goran Vesiq.

Qëllimi i kësaj mase është që ekonomia të funksionojë dhe që të ruhen vendet e punës, tha ai.

Ai tha se pjesa e ekspertëve shëndetësorë të Shtabit të Krizave ishin kundër këtij vendimi për të zbutur masat.

Qeveria e Serbisë më 21 dhjetor, vendosi që të zgjaten orët e punës në hotele, qendra tregtare, dyqane, si dhe aktivitete të shërbimit, deri në orën 20:00

Ky vendim ishte i vlefshëm deri më 25 dhjetor.

Serbi gjatë 24 orëve e fundit ka regjistruar 4.091 raste me koronavirus dhe 49 viktima. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 2.882, njoftoi ministria e Shëndetësisë e Serbisë më 24 dhjetor në ora 15:00.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>