Serbia mbyll shërbimet jo-thelbësore për të luftuar valën e koronavirusit

Nga Exit News
Serbia mbyll shërbimet jo-thelbësore për të luftuar valën e koronavirusit

Autoritetet serbe kanë urdhëruar mbylljen këtë fundjavë të të gjitha shërbimeve jo-thelbësore, përveç bareve dhe restoranteve.

Megjithë suksesin e fushatës së vaksinimit, Serbia po sheh një rritje të infeksioneve të koronavirusit.

Më shumë se 1.5 milion e popullsisë 7 milionëshe të Serbisë kanë marrë të paktën një e dozat e vaksinave Sinopharm të Kinës, Pfizer-BioNTech, Sputnik V të Rusisë ose AstraZeneca, duke e bërë atë një nga vendet më të vaksinuara në Europë.

Kufizimet do të hyjnë në fuqi në orën 21:00, të premtën, dhe do të zgjasin deri në 15 mars, sipas organit të krizës të emëruar nga qeveria.

Të gjitha dyqanet dhe objektet e tjera duhet të qëndrojnë të mbyllura gjatë fundjavës, përveç supermarketeve, farmacive, qendrave shëndetësore dhe pikave të karburantit. Të gjitha ngjarjet publike gjithashtu do të pezullohen.

Klasave e larta të shkollës fillore do të kalojnë në mësim online javën e ardhshme, tha zyrtari i lartë i shëndetësisë Zoran Gojkoviç.

Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar më shumë se 4500 infeksione të reja me koronavirus dhe 24 vdekje në 24 orët e fundit.

Në total, autoritetet kanë regjistruar më shumë se 507,000 raste dhe mbi 4,600 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>