Serbia njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, Izraeli njeh Kosovën

Nga Exit News
Serbia njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, Izraeli njeh Kosovën

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Serbia do të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, pasi e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e vendit. Izraeli gjithashtu do të vendosë lidhje me Kosovën, raportoii Haaretz.

Vendimi erdhi menjëherë pasi Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në një deklaratë për shtyp, presidenti Trump e konsideroi Kosovën si pjesë të Lindjes së Mesme duke theksuar se arritja e kësaj marrëveshje do të sjellë më shumë paqe e siguri në Ballkan.

“Ne gjithashtu kemi bërë progres në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Kosova dhe Izraeli kanë rënë dakord për normalizimin e lidhjeve dhe krijimin e marrëdhënieve diplomatike. Serbia është zotuar të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem këtë muaj dhe të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrik.

Një  trimëri e jashtëzakonshme është treguar nga Presidenti Vuçiç i Serbisë dhe Kryeministri Hoti i Kosovës për të filluar këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington për ta përfunduar atë. Duke vepruar kështu, ata  kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt.”

Ky është rezultati i parë i njohur i marrëveshjes, përmbajtja e së cilës mbetet e panjohur.

Netanyahu falënderoi Presidentin Serb Aleksandar Vuçiç për “vendimin për të njohur Izraelin si kryeqytet të Izraelit dhe për të transferuar në të ambasadën e vendit të tij”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>