Serbia plan për të vaksinuar 11 mijë persona gjatë kësaj jave

Nga Exit News
Serbia plan për të vaksinuar 11 mijë persona gjatë kësaj jave

Serbia po planifikon të vaksinojë rreth 11 mijë persona në ditët në vijim.

Lajmin e bëri të ditur sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë, Mirsad Gjerlek.

Ai shtoi se procesi i vaksinimit do të zhvillohet pas transportit të vaksinave drejt qendrave klinike e spitalore në vend.

“Shpresoj që sot dhe në katër ditët e ardhshme, rreth 11.000 njerëz, përfshirë 8.500 punonjës shëndetësorë dhe 2.500 njerëz në shtëpitë e pleqve do të marrin vaksinën”

Ai njoftoi se sot do të nisë vaksinimi në 20 pika në Beograd si dhe qendrat klinike në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish dhe do të vazhdojë të premten, të shtunën dhe të dielën në shtëpitë e pleqve si dhe në të paktën dhjetë deri në 15 spitale të përgjithshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>