Serbia rishikon shifrat e Covid-19

Serbia rishikon shifrat e Covid-19

Serbia do të rishikojë të dhënat e koronavirusit që prej fillimit, për të kontrolluar numrin e të vdekurve, pasi epidemioligjisti kryesor i vendit tha se ato ishin shumë më poshtë se sa realiteti, sipas Reuters.

Serbia shënoi rastin e parë me koronavirus në fillim të marsit. Sipas të dhënave zyrtare, 33, 551 njerëz janë infektuar dhe 749 kanë vdekur pasi u prekën nga Covid-19.

Por ekspertët qeveritar shprehen se të paktën në Beograd numri I të vdekurve është tre herë më i lartë se sa ai i raportuari. Kjo mospërputhje mes shifrave lidhet më një informacion të pakujdesshëm të hedhur në sistem.

Serbia ka shënuar rritje të numrave të të infektuarve përpara zgjedhjeve të përgjithshme në qershor dhe në korrik, pasi lehtësojë masat kundra koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>