Serbia shpall gjendjen e emergjencës, mbyll kufijtë

Nga Exit News
Serbia shpall gjendjen e emergjencës, mbyll kufijtë Vucic Brnabic coronavirus

Serbia ka shpallur gjendjen e emergjencës sot, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Sot kufijtë janë të mbyllur për të gjithë të huajt që nuk jetojnë në Serbi. Serbët që hyjnë në vend janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë ose të përballen me dënim deri në tre vjet burg.

Qeveria ka mbyllur të gjitha institucionet arsimore dhe ushtria është mobilizuar të ruajë spitalet. Policia po monitoron personat në izolim në banesat e tyre.

Presidenti Vuçiç kritikoi Bashkimin Evropian dje se nuk i ka ofruar mbështetje vendit të tij. Ai vlerësoi Kinën për ndihmën ndaj Serbisë për të luftuar përhapjen e koronavirusit dhe shtoi se kufijtë e Serbisë do të jenë të hapura për shtetasit kinezë.

Qeveria ka këshilluar bizneset të organizojnë punën në mënyrë që punonjësit të mund të punojnë nga shtëpia kur është e mundur.

Rekomandohet që qytetarët të qëndrojnë të izoluar, përveç kur duhet të shkojnë në dyqane dhe farmaci ose të hedhin mbeturinat. Të moshuarit këshillohen fuqimisht të mos të mos dalin fare nga shtëpia.

Transporti publik është anuluar gjatë natës dhe është reduktuar gjatë ditës.

Serbia ka regjistruar 55 raste të personave të infektuar me koronavirus dhe asnjë vdekje deri tani. Katër pacientë janë shtruar në spital, por nuk shfaqin komplikime serioze.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme