
Serbia mori të hënën 20 mijë doza të tjera vaksinash nga kompania Pfizer.
Vaksinat u dërguan të hënën në Institutin “Torlak”.
Herën e parë Serbia siguroi 4.800 vaksina dhe disa prej të cilave u dërguan edhe në veri të Kosovës.
Kjo solli edhe reagime, pasi qeveria e Kosovës deklaroi se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë.
Për këtë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të vazhdojë të dërgojë vaksina për serbët në Kosovë, “e nëse është nevoja, edhe për shqiptarët”.
Serbia është ndër vendet e para në Ballkan që ka nisur me vaksinimin anti Covid-19.