Serbia siguron rreth 5 mijë doza të vaksinës anti-Covid

Nga Exit News
Serbia siguron rreth 5 mijë doza të vaksinës anti-Covid

Serbia mori të martën rreth 5 mijë doza vaksinash, duke u bërë kështu i pari vend në Ballkan që nis vaksinimin anti Covid-19.

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Mirsad Djerlek deklaroi të martën se vaksinimi mund të nis javën e ardhshme.

Grupi i parë i vaksinave do të shpërndahet në shtëpitë për të moshuarit, deklaruana autoritetet serbe.

Mirsad Djerlek tha se Serbia pret që të marrë edhe 21 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer dhe BioNTECH në janar.

Në 24 orët e fundit Serbia ka regjistruar 3.685 raste të reja pozitive me koronavirus dhe 47 vdekje.

Që nga fillimi i pandemisë, 300.000 njerëz janë prekur nga COVID-19 në Serbi dhe 2.733 kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>