Sërish 1 milionë euro për Fusha shpk

Sërish 1 milionë euro për Fusha shpk

‘Fusha shpk’ ka fituar një tjetër tender publik. Kësaj rradhe bëhet fjalë për rikonstruksionin e godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në garë morën pjesë shtatë kompani, ndër të cilat ishte edhe ‘Fusha shpk’. Gjashtë kompanitë e tjera u skualifikuan si oferta të pasukseshme, ndërsa ‘Fusha shpk’ u shpall fituese.

Oferta e |Fushës arrinte në vlerën e një milionë eurove.

Në kontratën e publikuar shihet se fituesi ka ofertën më të lartë të ofruar .

Sipas Ligjit për “Prokurime Publike” përcaktohet se :

«1. Oferta fituese duhet të jetë:

oferta që, në bazë të kërkesave dhe kritereve të përcaktuara në dokumentet e tenderit, plotëson kërkesat e objektit të prokurimit me çmimin më të ulët;»

Kështu në shkelje të kritereve të përcaktuara për shpalljen e ofertës fituese nga legjislacioni, ‘Fusha shpk’ sërish merr para publike .

Kompania ‘Fusha shpk’ ka fituar të dyja fazat e rindërtimit të Sheshit Skënderbej dhe ndërtimin e parkimit nëntokësor në këtë shesh, pa ansjë konkurent tjetër në tender.

Po ashtu ajo ka fituar së bashku me ‘Everest shpk’ tenderin për ndërtimin e sheshit shumë të debatuar Veliera në Durrës.

Në muajt e ardhshëm, Fusha pritet gjithashtu të fillojë ndërtimin e një ndërtese të re të Teatrit Kombëtar dhe disa kulla,  në krah të tij,  në tokë publike, pa asnjë procedurë tenderimi.

Nje hetim nga Albanian Institute of Science, zbuloi se në periudhën korrik 2015-Janar 2017, ‘Fusha shpk’ ishte kontraktori më i madh i pushtetit lokal në Shqipëri, me 14 kontrata me bashki të ndryshme, me një vlerë totale prej 2,2 miliardë lekë, afërsisht 21 milionë dollarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>