Sfidat e industrisë shqiptare të bimëve mjekësore

Nga Alice Elizabeth Taylor
Sfidat e industrisë shqiptare të bimëve mjekësore

Në veri të Shqipërisë, në një zonë ndërmjet Liqenit të Shkodrës dhe Alpeve shqiptare është zemra e industrisë së bimëve mjekësore. Ajri është i mbushur me aromën e luleve dhe gumëzhitjet e vazhdueshme të bletëve.

Me rrahjen e rreptë të diellit nga një qiell pa re, dhjetëra punëtorë zgjedhin dhe mbledhin tufa të lulëzimit dhe gjetheve, të destinuara për tregun ndërkombëtar.

Shqipëria është eksportuesi më i madh në botë i sherebelës dhe një nga kultivuesit kryesorë të bimëve të tjera mjekësore, përfshirë livandën, dhe një lloj luledielli të verdhë. Këto produkte përpunohen, eksportohen dhe përdoren si produkte mjekësore, në çajra, vajra esencialë dhe produkte kozmetike.

Kjo industri përbën për rreth 19% të eksporteve totale të Shqipërisë, por për shkak të një kombinimi faktorësh, e ardhmja e saj është e pasigurt.

Të kultivuar në një hapësirë që zënë rreth 5000 hektarë tokë, fermerët punojnë, kryesisht me dorë për të rritur, për të ushqyer dhe më pas për të korrur bimët mjekësore. Disa janë tharë dhe eksportuar, të tjerë distilohen në vajra esencialë para se të shiten dhe dërgohen jashtë vendit.

Fermerët këtu përfshijnë ato me vetëm 50 hektarë dhe ato me disa qindra. Disa punojnë me dorë, të tjerët kanë makina.

Çështja e emigracionit

Qëndrueshmëria e industrisë është nën kërcënim për një numër arsyesh. Një fermer, Xheladin, i cili ka rreth 50 hektarë në periferi të Koplikut më tha që fëmijët e tij janë rritur dhe janë shpërngulur jashtë vendit dhe nuk kanë ndërmend të kthehen për të marrë përsipër biznesin e familjes.
“Është e trishtueshme. Ata kanë karrierë të suksesshme – një mjek dhe një financier – nuk shohin të ardhme duke u rikthyer këtu, ” thotë ai për Exit News.

Ai rrit, livando, trumzë dhe helichrysum, ose lule të përhershme që nga viti 1990. Në një vit të mirë, ai shpjegon se mund të korrë rreth 8 ton lule. Një ton i bimëve barazohet me një maksimum prej 4 kg vaj.

Ai thotë se kërkesa është e lartë por mungesa e interesit nga brezi i ri paraqet një kërcënim për të ardhmen. Punëtorët që aktualisht punojnë në tokën e tij kanë edhe katër ose pesë vjet para pensionit. Pas kësaj, ai thotë se nuk e di se nga do të marrë më punëtorë.

“Nuk e di kush do ta marrë përsipër fermën time dhe kush do të kujdeset për tokën,” thotë ai.

Emigrimi masiv është një problem në Shqipëri. Raportet e fundit tregojnë se përqindja e atyre që duan të largohen është midis 60 dhe 83%. 49% e shqiptarëve po bëjnë mendojnë në mënyrë aktive për t’u larguar dhe më shumë se 30,000 kanë bërë kërkesë për azil në BE vetëm në vitin 2019.

Vlerësohet se rreth 800,000 njerëz janë larguar nga vendi që nga rënia e regjimit komunist.

Kjo pjesë e Shqipërisë është përdorur për rritjen e bimëve medicinale që nga vitet ’70. Gjatë komunizmit, sektori ishte me vlerë rreth 50 milion dollarë në vit dhe punësoi rreth 100,000 njerëz. Tani, vlera vjetore e eksportit është rreth 17 milion dollarë.

Vështirësitë e mjeteve përpunuese

Dheu në këtë zonë është plot me gurë, çka e bënë të shkëlqyeshëm për kultivimin e këtyre llojeve të bimëve. Lavanda, një bimë hibride me një aromë më shumë barishtore, mund të prodhojë deri në 25 vjet. Ajo lulëzon për rreth 10 ditë gjatë muajit qershor. Më pas ajo korret dhe shitet si një produkt i tharë ose përpunohet në vajra esencialë.

Por shtrimi i tokës përbën një problem tjetër për disa nga fermerët e Koplik. Përdorimi i makinave është i nevojshëm për të përmirësuar efikasitetin dhe për të bërë më të lehtë punën me gurin e gurtë. Problemi është se këto makina duhet të importohen nga jashtë, çka i bënë ato ët kushtueshme dhe të vështira për tu blerë nga fermerët e vegjël. Përveç kësaj, mirëmbajtja e makinerive është e kushtueshme dhe përsëri kërkon importimin e pjesëve nga jashtë vendit.

Një nga prodhuesit më të mëdhenj në zonë, shpjegon se marrja e dikujt për të rregulluar makinat mund të jetë e vështirë pasi që ekziston vetëm një person në vend i cili mund t’i rregullojë ato, vendi tjetër më i afërt është Italia. Artikujt e tjerë, siç janë mjetete e korrjes ose të ruajtjes duhet të importohen, duke rritur koston për fermerët.

Pa punëtorë dhe pa makina, së shpejti nuk do të ketë njeri në gjendje të vazhdojë punën e tyre.

Partneritetet midis fermerëve

Për fermerët që kërkojnë të përmirësojnë prodhimim, opsioni është që të bashkëpunojnë me fermat më të mëdha ose me prodhuesit më të mëdhenj. Sidoqoftë, kjo ëshët një sfidë për të dyja palët.

Disa fermerë janë të kujdesshëm të bashkëpunojnë me kompani më të mëdha për shkak të luhatjeve në afatet e kontratës dhe çmimet. Të tjerët janë të shqetësuar se mund të mos e plotësojnë gjithmonë kontrollin e cilësisë që i imponohet produktit.

Një prodhues që rrit një gamë të gjërë të bimëve mjekësore dhe pastaj i distilon ato për disa distileri në zonë. Ata eksportojnë rreth 6.5 ton në vit për klientë në SHBA, Kanada, Australi dhe në të gjithë Evropën.

Përveç se rrisin bimët e tyre, ata grumbullojnë të mbjedhat e fermerëve të tjerë në pjesë të tjera të Shqipërisë si Librazhd, Lushnje dhe Sarand.

Ata shpjeguan për Exit News se puna me fermerë më të vegjël mund të jetë e vështirë. Tregu ndërkombëtar po kërkon produkte organike që plotësojnë certifikime të caktuara, të cilat mund të jenë të vështira për fermerët e vegjël për t’u arritur. Produkti nuk mund të spërkatet me kimikate, dhe asnjëra prej të korrave nuk mund të përzihet me bimë të tjera. Prania e bimëve të llojit të gabuar në një grup mund të jetë katastrofike.

“Nëse fermerët sjellin një barishte të ndotur ose të përzier, ne nuk mund të vazhdojmë. Ne shpenzojmë shumë kohë duke pastruar qeset e bimëve që janë të kontaminuara me sende që mund të prishin prodhimin. Ne përfundim, pas pastrimit del se 2 deri në 3 ton janë të papërdorshme. Nëse nuk e bëjmë, kjo mund të ndryshojë ngjyrën e vajit ose ta bëjë të pamundur shitjen”, thanë ata.

Ata shtuan se fermerët duhet të jenë më të hapur në procesin e rritjes dhe duhet të konsiderojnë bimë të reja. Por për të pasur sukses, fermerët duhet t’u përmbahen kushteve të dakorduara në kontratën e veçantë.

Një fermer tjetër i vogël tregon se tregu është i paparashikueshëm. Disa vite, një produkt mund të shitet për 4 dollarë për një kilogram, por vitin e ardhshëm ai mund të shitet edhe 1 dollarë për kilogramë. Kjo mund të ketë një ndikim katastrofik në të mbjedhat e tyre dhe e bënë investimi të vështirë për shkak të pasigurisë.

Shkolla e vjetër kundrejt shkollës së re

Një pengesë tjetër në sistem është se shumë prej fermerëve më të vegjël të shkollave të vjetra nuk kanë llogari bankare ose një numër tatimor (NIP). Kjo i ndalon ata të punojnë me ndërmarrje më të mëdha, si dhe nuk i hap rrugën aplikimit për ndonjë grant apo financim të jashtëm.
Pronësia e tokës

Të gjithë fermerët i thanë Exit News se problem ëshët pronësia e tokës. Pas rënies së komunizmit, toka u rishpërnda. Disa kanë dokumente, disa jo. Të tjerët po përpiqen të legalizojnë pronën e tyre përmes ligjeve të qeverisë.

Pra, si mund të përmirësohen gjërat?

Ndërsa çështja e emigrimit në masë është e vështirë për t’u zgjidhur, disa nga prodhuesit po përpiqen të gjejnë mënyra për të stimuluar dhe trajnuar punëtorët.

Kjo e kombinuar me programet e organizatave lokale që inkurajojnë fermerët dhe i ndihmojnë ata me kontroll të cilësisë të produktit, janë mënyrat kryesore për të mbështetur industrinë.

Një fermer tha se modernizimi i sjelljes së fermerëve do të çojë shumë përpara. Bashkëpunimi me përpunuesit e bimëve, investimi në tokë, ndjekja e kushteve të kontratës dhe kalimi nga një sistem i bazuar në para cash, duhet të jenë përparësi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Sigurisht, qeveria ka një rol të madh për të luajtur. Shumica e atyre që folëm me Exit News thanë se ka pak investime ose mbështetje për punën e tyre. Ata thanë se shteti duhet të mbështesë fermerët për të investuar në tokën e tyre.

“Agro Biznesi agro është kudo një sfidë, por në Shqipëri është akoma më shumë sepse qeveria rrallë mbështet ata që i duhen vërtet. Ky vend është i ndërtuar me agrobiznese dhe ka pak persona të gatshëm për të investuar në këtë industri“, tha një prodhues.

Për sa i përket të ardhmes, disa janë më optimistë se të tjerët

“Industria është e qëndrueshme për aq kohë sa njerëzit bëjnë një përpjekje për të ndjekur rrugët e tregut. Ne gjithmonë jemi duke kërkuar mënyra për të zgjeruar dhe diversifikuar përdorimin e produktet tona. Ne gjithashtu përpiqemi të punojmë me sa më shumë fermerë të vegjël. “

Xheladin nuk është aq i sigurt:

“Kam investuar shumë në këtë jetë, por nuk e di se çfarë do të bëhet në të ardhmen.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>