Shahini sqaron si do të bëhet mësimi në kushtet e pandemisë

Nga Exit News
Shahini sqaron si do të bëhet mësimi në kushtet e pandemisë

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dhënë disa sqarime për vitin e ri shkollor dhe zhvillimin e mësimit në kohën e pandemisë.

Përmes një videoje në Facebook, Shahini i është përgigjur disa prej pyetjeve të nxënësve e prindërve.

Exit News sjell më poshtë njoftimet dhe sqarimet kryesore të Shahinit:

– Në shkollat ku numri i nxënësve është më i vogël dhe mund të ruhet distanca sociale, aty do të zbatohet i tërë plani mësimor në kushte shkolle.

– Në shkollat që do të ndahen në grupe dhe do të punojnë me turne, nxënësit do të fokusohen më shumë tek lëndët kryesore, ndërsa lëndët e tjera do të bëhen të kombinuara edhe me mësim në kushte shtëpie.

– Nxënësit që kanë sëmundje kritike, mund të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin mësimin përmes leksioneve në RTSH, të cilat do të xhirohen paralelisht me leksionet që do të bëhen në shkollë, si dhe platforma unike që do të përdoret për mësimin online.

– Dezinfektimi i shkollës do të jetë i përditshëm dhe ai do të përfshijë të gjitha sipërfaqet, korridoret, tualetet. Dezinfektimi do të bëhet me preparate që janë të përshtatshme për të luftuar virusin.

– Ushqimi në klasë nuk do të lejohet sepse paraqet rrezik për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve. Nëse konsumohet ushqim në klasë, nënkupton që maska duhet hequr dhe nxënësit e tjerë ekspozon dhe mund të prekin gojën me duar që mund të mos jenë plotësisht të dezinfektuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>