Shano, qytetarët e kanë përballuar situatën me kursimet e tyre, jo nga qeveria

Nga Exit News
Shano, qytetarët e kanë përballuar situatën me kursimet e tyre, jo nga qeveria

“Mbi 70 përqind e bizneseve dhe njerëzve nuk kanë marrë asgjë”, nga qeveria, tha eksperti i ekonomisë Dritan Shano në një intervistë për News 24.

“Kjo tregon se qeveria nuk është me bizneset e me popullin shqiptar. Qeveria është treguar tinzare ndaj bizneseve. Me garancinë sovrane, qeveria ka nxitur varfërinë. Mbi 70 përqind e bizneseve dhe njerëzve nuk kanë marrë asgjë”, tha Shano.

Zoti Shano tha se qytetarët kanë jetuar me kursimet e tyre dhe jo me ndihmën e qeverisë:

“Qeveria ka mbyllur ekonominë, ka ndaluar çdo gjë, ka thënë se do japë ata që i quan paga lufte, por unë i quaj paga e zborit, se është zbor dhe ata nuk janë marrë shumica. Gjithë situata është mbajtur nga kursimet që kanë pasur shqiptarët e jo nga qeveria. Kjo qeveri vetëm ka rritur taksa, duke iu marrë para shqiptarëve e nuk i ka kthyer dot, në këto 2 dy muaj nuk ka kthyer as 100 milionë euro, kur ka marrë shumë para”.

Shano i bëri thirrje se qeveria duhet të ndihmojë biznesin, pasi biznesi mund të ripërtërijë ekonominë:

“Shqiptarët dhe bizneset kanë mbajtur koston e kësaj situate të pazakontë. Ekonomia shqiptare është në një situatë të rëndë. Qeveria duhet të ndihmojë biznesin, pasi biznesi mund të ripërtërijë ekonominë. Hipoteza e qeverisë se ndihma ndaj njerëzve është e mirë, është gabim. Kete gafë pseudo ideologjike më duket se qeveria e ka bërë me qëllim. Qeveria dha koncesion në Porto Romano, ku një privat mori të drejta për pronë që iu takon shqiptarëve”.

Ndërsa masat ndaluese të marra nga qeveria, Zoti Shano i konsideroi diktatoriale:

“Këto janë masa që vetëm një qeveri diktatoriale mund t’i marrë. Kam qenë kundër mbylljes sepse mbyllja nuk sjell ndonjë gjë. Mirëqenia e suedezëve nuk është e prekur. Nëse ka qeveri që thotë se e mposht vdekjen, atëherë kjo është qeveria më sharlatane në botë. Qeveria ka dështuar politikisht duke varfëruar totalisht njerëzit. Ajo që ka ndodhur është se globi sot është më i varfër se dje”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>