
Rreth 130 milionë qytetarë mbi moshën 18 vjeç janë vaksinuar, njoftoi Qemdra për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive në SHBA.
Sipas saj rreth 50.4 përqind e popullsisë ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës.
Në SHBA përdoren dy vaksina ajo e Pfizer dhe Moderna, ndërsa Johnson&Johnson u pezullua për shkak se shkaktonte mpiksjes së gjakut.
Vendi ka qënë nga më të prekurit nga Covid-19.
Sipas të dhënave mbi 31 milionë qytetarë janë infektuar ndërsa mbi 567 mijë kanë humbur jetës si pasojë e Covid-19.