SHBA dhuron 75% të rezervave të saj të vaksinave kundër COVID-19

Nga Exit News
SHBA dhuron 75% të rezervave të saj të vaksinave kundër COVID-19

Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten se SHBA do të dhurojë 75% rezervave të saj të vaksinave kundër COVID-19 për instrumentin COVAX që mbështetet nga OBSH dhe BE.

Në total SHBA synon të shpërndajë 80 milionë doza vaksinash deri në fund të muajt qershor të cilat do të shpërndahen në të gjithë botën, kryesisht në vendet e varfra.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA Jake Sullivan tha se SHBA do t’i shpërndajë këto doza falas pa vendosur kushte për vendet dhe institucionet që do t’i marrin ato.

Si fillim do të shpërndahen 25 milionë doza – Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson – prej të cilave 19 milionë do të shkojnë për COVAX.

6 milionë dozat e tjera do të shkojnë për aleatët dhe partnerët e SHBA, përfshi Meksikën, Kanadanë, Korenë e Jugut, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Indinë, Ukrainën, Kosovën, Haitin, Gjeorgjinë, Egjiptin, Jordanin, Irakun dhe Jemenin, si dhe për punëtorët e vijës së frontit të Kombeve të Bashkuara.

Më shumë se 63% e të rriturve në SHBA janë vaksinuar të paktën një dozë ndërsa pabarazitë globale në furnizimin me vaksina janë bërë më të thella.

Shumë vende kanë kërkuar doza nga Shtetet e Bashkuara, por deri më tani vetëm Meksika dhe Kanada kanë marrë rreth 4.5 milionë doza.

Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu të enjten se po heq kufizimet për shpërndarjen e vaksinave të prodhuara nga AstraZeneca, Sanofi dhe Novavax, duke lejuar kompanitë të përcaktojnë vetë se ku të shpërndajnë dozat e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>