
SHBA-të mund të miratojnë përdorimin e vaksinës së dytë kundër Covid-19 nga kompania Moderna.
Grupi këshillimor pranë Agjensisë për Ilaçet në SHBA votoi me 20 vota pro dhe asnjë kundër për përdorimin e vaksinës nga Moderna.
Javën e kaluar SHBA-të miratuan vaksinën e kompanisë Pfizer/Biotech dhe një ditë më pas filloi vaksinimi i popullsisë.
Pandemia në SHBA ka infektuar më shumë se 16 milion persona dhe ka shkaktuar afër 300,000 viktima në të gjithë vendin.