Një gjykatës federal i shtetit të New York-ut ka bllokuar përkohësisht deportimin e personave muslimanë të pajisur me vizë të rregullt, të cilët janë ndaluar në kufirin amerikan si pasojë e urdhërit të lëshuar nga Presidenti Trump.
Vendimi i Gjykatës të shtetit të New York-ut, ndalon largimin nga SHBA-të të emigrantëve në proces emigracioni, mbajtësit e vizave të rregullta, dhe të të gjithë personave të tjerë të autorizuar sipas ligjit për të hyrë në SHBA.
Vendimi i menjëhershëm thotë se ekziston rreziku i “dëmeve thelbësore dhe të pariparueshme” për personat e prekur nga urdhri presidencial. Ai nuk ka lidhje me kushtetueshmërin e urdhrit të Zotit Trump.
Deri më tani, rreth 200 qytetarë ndodhen të ndaluar në aeroportet e Amerikës ose në aeroportet e vendeve transit për në Amerikë, edhe pse ato kishin vizë të vlefshme apo ishin emigratë të ligjshëm.
Urdhëri ekzekutiv i Presidentit ndaloi hyrjen e refugjatëve nga shtatë vende muslimane si Iraku, Irani, Libia, Sudani, Siria dhe Jemeni, për 90 ditë.
Çështja u paraqit në gjykatë nga dy qytetarë nga Iraku, të cilët u ndaluan në aeroportin e Neë Yorkut. Njëri prej tyre punonte në forcat ushtarake të SHBA-së në Irak dhe tjeri ishte I martuar me një ish-punonjëse të ushtrisë amerikane. Pas vendimit të dy personat u lejuan të hynin në Amerikë.
Shoqata Amerikane e të Drejtave Civile, e cila mbron të drejtat e qytetarëve në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e SHBA-ve, u shpreh se urdhëri I presidentit shkel të drejtat e pakicave fetare, të cilat mbrohen me Kushtetutë.
Një tjetër çështje e këtij lloji është regjistruar në gjykatë, vendimi për të cilën do të merret në muajin shkurt.
Urdhrat e tjerë të lëshuar nga Presidenti Trump ditën e shtunë ishin:
- Ndalohen zyrtarët e administratës të lobojnë në emër të një qeverie te huaj;
- Urdhëroi Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis të hartojë brenda 30 ditëve një plan për vendet islamike;
- Ristrukturimi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë duke i dhënë rol kryesorë strategut të fushtaës së tij, Steve Bannon.