Departamenti amerikan i Thesarit tha të premten se ka hequr sanksionet kundër tre iranianëve, duke zhbllokuar pasuritë e tyre në SHBA, sipas Reuters.
Zyrtarët amerikanë thanë se Behzad Ferdows, Mehrzad Ferdows dhe Mohammad Reza Dezfulian nuk duhet të jenë pjesë e sanksioneve. Ata sqaruan se vendimi nuk ka lidhje me bisedimet e vazhdueshme indirekte për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Pasuritë e tyre ishin bllokuar nën Urdhrin Ekzekutiv 13382, i cili sanksionon personat e përfshirë në shitjen dhe prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë, sipas Reuters.