
Prodhuesit e vaksinave të COVID-19 nuk mund të paditen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rast se vaksina shkakton efekte anësore të rënda.
Qeveria federale e SHBA i ka garantuar imunitet të plotë dy kompanive, Pfizer dhe Moderna, nëse shfaqen probleme, sipas CNBC.
Një jurist i cituar prej tyre thotë se imuniteti i plotë nuk është mbrojtje ligjore e zakonshme për kompanitë farmaceutike. Sipas tij kjo ka ndodhur pasi vetë qeveria i ka kërkuar kompanive të punojnë në kushte emergjente.
CNBC thotë gjithashtu se shtetasit amerikanë nuk mund të padisin as shtetin, më saktë Administratën e Ushqimeve dhe Ilaçeve, për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.
Masa është bazuar në një ligj të vitit 2005 ku u sigurohet imunitet kompanive që shpërndajnë ilaçe shumë të rëndësishme përveç rasteve ku ka shkelje apo gabime të qëllimshme. Imunitet zgjat deri në vitin 2024.