Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA do të paguajë 3.2 miliardë dollarë për zbulimin e ilaçeve antivirale për Covid-19 dhe viruse të tjera të rrezikshme që mund të kthehen në pandemi.
AP raportoi se Anthony Fauci, eksperti amerikan i sëmundjeve infektive e njoftoi këtë investim në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë si pjesë e një “programi antiviral për pandemitë” .
Ilaçet për Covid-19, do të përdoren për të minimizuar simptomat e pas infektimit. Ato janë në zhvillim dhe mund të fillojnë të dalin në treg në fund të vitit, pas përfundimit të provave klinike. Financimi do të shpejtojë testimin e tyre.
Fauci tha se programi i ri do të investonjë në “përshpejtimin e zbulimeve që janë tashmë në progres” për Covid-19 por gjithashtu do të punojë për të gjetur terapi të reja për viruse të tjera. “Ka pak trajtime që ekzistojnë për shumë prej viruseve që kanë potencial pandemik,” tha ai. Por ai shtoi, “vaksinat mbeten qartë pjesa kryesore e luftës”.
SHBA lejoi përdorimin urgjent të tre kombinimeve të antitrupave që ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë virusin.