SHBA kërkon hapa të menjëhershëm nga Kosova dhe Serbia për uljen e tensioneve

Nga Exit News
SHBA kërkon hapa të menjëhershëm nga Kosova dhe Serbia për uljen e tensioneve

SHBA kërkon nga Kosova dhe Serbia të marrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, është takuar të enjten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar për situatën e krijuar pasi Kosova vendosi reciprocitetin e targave me Serbinë.

“Takim i mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për riangazhimin në dialogun e ndihmuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjen e targave dhe çështjet tjera. Duhet hapa të menjëhershëm për deeskalimin e tensioneve. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.

Kosova thotë se është gati të bisedojë dhe të heqë kërkesën për targa të përkohshme nëse Serbia bën të njëjtën gjë.

Të mërkurën, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi tha se palët duhet t’i kthehen dialogut dhe masa të tilla duhet të shfuqizohen.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar zgjidhjet e propozuara dhe ka deklaruar se do të ulet në dialog vetëm pasi Kosova të tërhiqet nga masa ndaj targave serbe.

Një marrëveshje e vitit 2016 midis Kosovës dhe Serbisë lejoi që makinat nga të dy vendet të udhëtojnë lirshëm.

Marrëveshja skadoi më 15 shtator 2021. Serbia kurrë nuk e respektoi atë dhe kërkoi që makinat e Kosovës të zëvendësonin targat me targa të përkohshme serbe në kufi. Përkundrazi, Kosova i lejoi makinat e licencuara serbe të udhëtojnë lirshëm.

Pasi skadoi marrëveshja, Kosova vendosi të njëjtin rregull si Serbia, duke kërkuar që makina me targa serbe të hynin në vend për të marrë targa të përkohshme të Kosovës në kufi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>