SHBA, kompania më e madhe e veshjeve në gatishmëri të spitaleve, dhuron para për komunitetin

Nga Exit News
SHBA, kompania më e madhe e veshjeve në gatishmëri të spitaleve, dhuron para për komunitetin

Kompania më e madhe në Amerikë për prodhimin e veshjve, GAP ka vendosur të ndihmojë sistemin e shëndetësisë dhe gjithë komunitetin amerikan në luftën kundër koronavirusit.

Kompania, përmes fondacionit të saj, do t’i dhurojë 1 milionë dollar organizatave lokale jo-fitimprurëse që kanë në fokus familjet në nevojë gjatë krizës së koronavirusit.

Po ashtu, kompania po qep dhe dhuron për stafet mjekësore maska dhe veshje të tjera mbrojtëse.

Një ekip i vogël i kompanisë po vazhdon akoma transportin ndërkombëtar të mallrave për të siguruar që spitalet kanë të gjitha materialet e nevojshme për të vazhduar luftën kundër koronavirusit.

Gjithashtu, kompania është lidhur me institucionet lokela të urgjencën për t’i vënë atyre në dispozicion, sipas nevojave, magazina dhe hapësira të tjera të nevojshme për të ruajtur furnizimet.

Në një njoftim për shtyp, kompania GAP shkruan:

“Kjo krizë shëndetësore ka shndërruar përgjithmonë mënyrën se si ne mendojmë dhe punojmë. Jemi duke kërkuar mënyra se si t’i mbështesim punonjësit tanë, klientët dhe komunitetin përmes mundësive tona.”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë deri më tani vendi me numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus: 104 837 të infektuar. Prej tyre 1711 persona kanë vdekur dhe 894 janë shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>