SHBA konfirmon numër rekord të rasteve për të 3-ën ditë radhazi

Nga Exit News
SHBA konfirmon numër rekord të rasteve për të 3-ën ditë radhazi

SHBA-të kanë raportuar numër rekord rastesh kovid për të tretën ditë radhazi. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins vendi shënoi 230,000 infeksione të reja dhe 2,527 vdekje të lidhura me Covid vetëm të shtunën.

Për dy javë, SHBA-të kanë raportuar 2,000 vdekje në ditë.

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë e paralajmëruan këtë rritje, pasi miliona amerikanë udhëtuan për të festuar festën e Falënderimeve javën e kaluar, pavarësisht lutjeve nga autoritetet për të qëndruar në shtëpi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>