SHBA merr 72.8 milionë doza të vaksinave COVID-19

Nga Exit News
SHBA merr 72.8 milionë doza të vaksinave COVID-19

SHBA ka marrë deri të shtunën 72,806,180 doza vaksinash kundër COVID-19, njoftuan Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Qendrat njoftuan se janë shpërndarë 96,402,290 doza, raporton Retuers.

SHBA kanë aprovuar dy vaksina Moderna dhe Pfizer, të dyja me nga dy doza.

CDC të premten raportoi një numër prej 70,454,064  doza vaksinash të administruara dhe 94,300,910 doza të shpërndara.

CDC tha se që nga e shtuna 48 435 536 njerëz kishin marrë të paktën një dozë vaksine ndërsa 23 698 627 kishin marrë të dy dozat.

Një total prej 7 043 540 doza vaksinash janë administruar në institucionet e kujdesit afatgjatë, tha agjencia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>